E falënderojmë kompaninë turke Baykar, për prodhimin e dronëve nga Turqia, e cila në një marrëveshje me FSK, e Kosovës, arritën kontraktimin e mijëra dronëve kamikaz, duke e përforcuar kapacitetin e kësaj ushtrie për nevojat dhe mbrojtjen territoriale të këtij vendi.
Kosova nuk ka qëllime kërcënimi dhe synimi territorial të asnjë vendi në botë, dhe të armatoset për të sulmuar fqinjët e saj, por qëllimi i saj është për të ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të vet.
Prandaj, teknologjia e kohës ka arritur efektet e veta reale për çdo vend dhe rajon për të përzgjedhur secili vend teknikën e vet të përsosur, të armatimit, qëllimi i secilës nuk është sulmi si reagim, por mbrojtja territoriale dhe integritetit si shpëtim.
Dhe kjo teknologji e kohës ka efekte reale për çdo vend dhe rajon, për shkak se, këtë zhvillim e parasheh si mbrojtje e territorit dhe sovranitetit të vet, po ashtu edhe Kosova, në këtë rast e ndien këtë nevojë për një mbrojtje të tillë, nëse mund të thuhet lirisht se ky vend kërcënohet në çdo hap dhe moment nga armiku i njëjtë.
Kosova deri më tani ka kontraktuar me shumë vende të ndryshme, si me SHBA, por edhe vende tjera, për tu paisur me ato kapacitete sa ka nevojë FSK-ja, për nevojat dhe plotësimin e kapaciteteve ushtarake, mirëpo nuk mundet të plotësojë gjitha nevojat e duhura, pa ngritjen e një fabrike të tillë në vendin e vet, e cila do ti plotësonte kapacitetet dhe aftësitë mbrojtëse të këtij vendi.
Dhe me forcimin e kapaciteteve të reja të FSK-së, si strategji e mbrojtjes dhe ruajtjes së territorit dhe integritetit të vet territorial, Kosova si shtet i lirë dhe sovran nuk do të kishte sot tensione dhe provokime të reja nga shteti i Serbisë, duke u ballafaquar përditë me pasiguri politike, ndërsa Evropa ka probleme të tjera nga rritja e tensioneve të Rusisë.
Secila marrëveshje e deritanishme e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, për furnizimin me armë dhe mjete të tjera me secilin vend është nënshkruar dhe koordinuar në përputhje dhe harmoni me politikat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-in.
Ndërsa sa i përket reagimeve të Serbisë, duhet të jetë e qartë njëherë dhe për gjithmonë se, Kosova, nuk është më e nënshtruar dhe nën thundrën serbe, dhe çdo frymor i këtij vendi është në gjendje ta mbrojë me dinjitet çdo pëllëmbe të tokës së vet.
Dhe tani e tutje Kosova, nuk do ta ndërpres miqësinë dhe marrëdhëniet e saj me asnjë vend mik dhe mike të saj, por një opsion suprem, në të cilin përcaktohet të qenët e saj ; ajo e qenë që është përcaktuar të marrë profilin e vet përfundimtar si shtet i pavarur, duhet ta ruaj dhe mbrojë sovranitetin e vet edhe me vetë meritë.
Kosova me kapacitetet e saj të kapshme mund të ndërtojë brenda mundësive të veta një fabrikë të municionit dhe dronëve, që nënkupton jo një përgatitje dhe mundësi të nxitjeve të konflikteve ndër njerëzorë, por vetëm për të mbrojt dhe ruajt atë që e kemi para syve tanë, siç është liria, si diçka e një qartësi të natyrshme për çdo qenie njerëzore.
Serioziteti dhe përgjegjësia përballë problemeve të përditshme, na imponon një gjë të tillë, duke nënkuptuar më të, jo një gjykim, por thjeshtë përshkrimin e një fakti, duke e lutur zotin, që mos të përsëritën ato të kaluara.
Kosova, një vend i vogël dhe si një shtet i ri në rajon, do të thoshte dikush se, nuk ka nevojë për fabrika për prodhimin e dronëve, kur në vend të tyre do të ndërtonin fabrika të tjera të prodhimit ushqimor e ndërtimor, por asnjë vend në botë nuk ndiehet sot i qetë dhe i lirë, që kufijtë e përjetimit njerëzor të qëndrojnë të pa prekshëm.
Po ashtu edhe plani që Kosova, të ndërton një fabrikë municioni, nuk do të ishte e pakuptimtë, e cila nuk mbështetët të krijojë një teknikë apo strukturë që do të ndikonte në krijimin e një armiqësie me ndonjë vend ndër fqinjësor, por ideja e këtij strukturimi del vetëm për të mbrojtur dhe ndërtuar vetveten, apo ideja e subjektit autonom, e cila lidhet me teknikën dhe vetëmbrojtjen.
Kosova shtet i pavarur dhe sovran, nuk prezantohet sikur Serbia, që po pajiset me armë moderne duke u përgatitur për luftë, Kosova me pajisjen e këtyre mjeteve luftarake e prezanton hapin e saj drejt përforcimit të kapaciteteve të veta mbrojtëse, e cila koordinohet për çdo veprim të saj me KFOR-in.
Nuk ka çka të politizohet një çështje e tillë, nëse Kosova, duhet të veprojë dhe zgjedh më të mirën dhe më të arsyeshmen, që i konvenon, duke krijuar një fabrikë të municionit dhe dronëve, që në vend të dronëve turk «Skydagger » të prodhojë dronë shqiptar «Skënderbe».