“Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia”, kështu deklaronte lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në çdo studio televizive. Por, kjo deklaratë u shkel, hiç më larg se dje kur kandidatja që ai e kandidoi për kryetare të Fushë Kosovës bëri koalicion për në balotazh me Vetëvendosjen, shkruan Periskopi.
Valon Prebreza publikoi një foto me shtrëngim duarsh me kandidaten e AAK, Vildane Latifi, duke njoftuar arritjen e marrëveshjes.
Në një prononcim për Periskopin, Latifi tha se e ka njoftuar Ramush Haradinajn, por që vendimi është marr nga ajo bashkë me kryesinë e partisë në Fushë Kosovë.
“Unë jam rrit në Aleancë dhe nuk dalë jashtë parimeve të mija. Na në nivel nacional dhe unë personalisht nuk pajtohem në shumë ide dhe punë që i bëjnë këta. Në Fushë Kosovë e pamë të domosdoshme me bo sepse 25 vite janë shumë për LDK. Me lan edhe 4 vjet janë shumë për neve, kështu që ramë dakord që me i fshty qëllimet tona përpara bashkë.
Na vendosëm për të mirë të qytetarëve, është e vetmja mundësi për me punu, me pas një derë qelë. Ne jemi kanë edhe para 4 viteve në qeverisje me LDK, nuk kena mujt me shty asnjë projekt tonin përpara, ka qenë komuna e kapt në të gjitha aspektet, kështu që janë lodhë njerëzit.
Kryetari, në këtë rast Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e plotë të une, jena konsultu, kena diskutu. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Për hir të mbështetjes dhe besimit që ka krijuar te unë nuk ka dalë jashtë parimeve ose vendimeve tona që nuk e kam marr ve, e kam marr bashkë me kryesinë në Fushë Kosovë, na këtu jena tu jetu dhe na e dijna ma mirë se qysh, cka, tek duhet me vepru. Kryesia e aleancës në Fushë Kosovë ka qenë e njoftume, unë nuk e kam bë vet”, tha Vildane Latifi për Periskopin.