Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka komentuar deklaratën e këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e cila para disa javësh në një emision kishte thënë: “Është epoka e Albin Kurtit.”
Abazi u shpreh se kryeministri në detyrë i ka dhënë para artistes.
“Kam thënë që Kurti ka hyrë në lloçin ballkanik të bërjes fushatë dhe të arritjes tek elektorati, duke paguar. Nuk kam thënë që Adelina Ismaili i ka marrë paret, por Albin Kurti i ka dhënë paratë Adelina Ismailit. Ka grant prej Ministrisë së Kulturës, ka marrë grant prej kësaj Ministrie”.
“Jemi në një ide e koncept që Kurti është bërë më lloç se sa që kanë qenë politikanët e tjerë. Ka përdorur të gjitha fondet”, deklaroi Abazi.