Këngëtari G-Bani rrëfeu arsyen e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”.
Ai tha se pasi nuk e futën në spotin publicitar, e cilëson normale që do tërhiqej nga “Kënga Magjike”.
“Nuk kam folur me askënd, mbas ndeshjes Shqipëri-Serbi jam ulur në një lokal dhe krejt i lumtur nga rezultati i ndeshjes shikoj spotin publicitar të ‘Këngës Magjike’ dhe videot e gjithë artistëve dhe thashë po unë ku jam. Sigurisht u mërzita duke pasur parasysh pjesëmarrjen e hershme në festivale. Dhe nuk m’u duk që pjesëmarrësit të kishin kohë të barabartë televizive, ndërkohë që të tjerë përsëriteshin disa herë në spot, ishte gabim deklarata ime që nuk kisha qenë fare, por ishte i drejtë vendimi për t’u tërhequr, se kur fola me disa dashamirës të mi që nuk donin të tërhiqeshin’ më thoshin ja ku je, nuk ishte as një sekondë. Ndërkohë që të tjerët përsëriteshin disa herë. Artisti ka nevojë dhe për mbështetjen pozitive, përveç për komente negative. Unë krijoj për t’u ndjerë unë i plotësuar, pastaj fansat do ta kenë mundësinë të vazhdojnë të më mbështesin”.