Diona Fona ‘shokon’ me fjalët për Ylli Limanin

Këngëtarja e njohur Diona Fona ka qenë e ftuar në një intervistë në emisionin Andale, ku ka folur hapur për jetën dhe karrierën e saj muzikore.

Gjatë lojës me pyetje, asaj iu kërkua të “zbulojë emrin e personazhit që ka flirtuar me të”.

Pa hezitim, Diona tregoi një histori të vjetër me këngëtarin e njohur Ylli Limani, shkruan “Kosovarja”.

“Ylli Limani… e njoh shumë moti, jemi shokë. Edhe ai e tregon këtë histori shumë funny në mënyrën e tij. Ai ka provuar të flirtojë në stilin e vet, por unë jo,” është shprehur ajo me të qeshur.

Deklarata e saj menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut.