Shqipëria ka bërë hapin e madh për vendin e dytë pas fitores në Leskovc me rezultat 1:0 ndaj Serbisë, në ndeshjen e vlefshme të Grupit K të kualifikueseve në Kampionatin Botëror në futboll.
Gazetarja e Kosovës Qeqa Krelani ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ndaj ish-selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq.
“Dikur shokët e tij, kriminelat e luftës dojshin mi eliminu racën shqiptaret duke e vra e masakru.
Ndërsa sot, janë pikërisht shqiptarët që i eliminojnë këta prej Kampionateve Botërore dhe Evropiane. Jetën ta kena gërdit Piksi. Ty e krejt Piksave e Vuçiqave!”, shkruan gazetarja Krelani.