Zana Avdiu ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Canapé”, ku ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
Gjatë bisedës, ajo foli hapur për disa tema të ndjeshme dhe nuk nguroi të shprehë mendimet e saj pa filtra.
“Shqiptarët e shohin familje burri me marr një gru, ndoshta e don, ndoshta nuk e don, hiç s’është me rëndësi, atë që ia pëlqen fmailja, dhe me ia bë fëmijët te shpija, me ia këqyr, me la me fshi, me u kujdes për të, në fund të natës me shku me bë seks, dashti s’dashti ajo, edhe me dalë me u sill me shokë ose me ngacmu vajza tjera ose me pas edhe një dashnore diku. Kjo është familja të cilën e përceptojnë shqiptarët. Jo, familja është respekt”, tha ajo.