Media serbe e “pamëshirshme” ndaj kombëtares së tyre: Shanset për vendin e dytë janë zero pas humbjes me Shqipërinë

Media kryesore sportiv në Serbi “Kurir” është treguar e pamëshirshme ndaj përfaqësueses së tyre. Ata e konisderojnë ndeshjen e kombëtares ndaj Andorrës si të mjerueshme, pavarësisht fitores. Ja çfarë shkruan konkretisht “Kurir”:

“Loja e kombëtares serbe nuk ngjante me asgjë, pa kokë e bisht, pa krijim, rrjedhje të topit, energji, dëshirë… Pavarësisht faktit se Dragan Stojkoviç u largua nga pozicioni i trajnerit pas turpit ndaj Shqipërisë.

Është e dhimbshme të shikosh ekipin kombëtar serb, sepse shkakton reagim te çdo tifoz futbolli dhe nuk është shumë i përshtatshëm për publikun”.

Kjo “rezyme” bën të kuptosh se shpresat për vendin e 2-të në Grupin K janë thuajse zero, ndonëse në lojë janë edhe dy ndeshje te mbetura për kualifikueset e “Botërorit 2026”. Në takimin ndaj Andorrës, trajneri i Serbisë ishte Zoran Mirkoviç.