Ajo çfarë ishte raportuar para zgjedhjeve lokale se Serbia do të ndërhyjë në këto zgjedhje, edhe ndodhi. Këtë e pranoi vet Lista Serbe.
Lista Serbe shpalli fitoren e saj të bindshme në zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Kosovë, duke theksuar se sukseset në komunat me shumicë serbe janë rezultat i unitetit të brendshëm dhe mbështetjes së fortë nga shteti i Serbisë.
“Kjo është para së gjithash fitore e popullit serb, fitore e unitetit dhe bashkimit serb, dhe fitore e gjithçkaje që është serbe në Kosovë e Metohi. Për këtë arsye shfrytëzoj këtë rast për t’i falënderuar presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili ka dhënë një mbështetje të madhe popullit serb, gjithashtu falënderim të madh i detyrohemi Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Zyrës për Kosovë e Metohi. Ndërsa falënderimin më të madh ia detyrojmë qytetarëve tanë – serbëve më të guximshëm që ekzistojnë në botë, të cilët patën forcë dhe guxim dhe në këtë numër kaq të madh dolën në zgjedhje dhe i sollën Listës Serbe një fitore bindëse,”, thuhet në deklaratë të tyre.
Sipas, njohësve, kjo kishte kundër vullnetit qytetarë serbë, dhe përzierje në punët e brendshme të Kosovës.
Burjani: Kosova nuk do të lejojë më heqjen e simboleve të saj në veri, dhe protesta shkatërruese atje
Juristi Blerim Bujrani, në një përgjigje për “Bota sot”, thekson se ndërhyrja në vullnetin e lirë të serbëve në Kosovë përbën cenim të demokracisë sovrane dhe tentim për destabilizim të vendit.
Ai shton se qytetarët duhet të jenë të lirë të votojnë dhe të organizohen, ndërsa simbolet e Kosovës nuk do të lejohet të hiqen; protesta mund të ketë, por jo të dhunshme.
Blerim BurjaniFoto galeri
“Kjo është ndërhyrje në vullnetin e lirë të serbëve në Kosovë dhe përzierje në punët e brendshme të shtetit fqinje – Kosovës, është cenim në demokracinë sovrane të Kosovës, edhe serbët duhet të jenë të lirë të votojnë dhe të organizohen lirisht në shumë subjekte politike, për të pasur pluralizëm zgjedhor, pra kjo është pengesë dhe tentim për destabilizim të Kosovës pas instalimit të pushtetit lokal.
Kosova nuk do të lejojë më heqjen e simboleve të saj në veri, dhe protesta shkatërruese atje; protesta mund të ketë, por jo të dhunshme” – u shpreh ai.
Kelmendi: Shteti kërkohet të veproj kundër Listës Serbe
Edhe juristi Muhamet Kelmendi, tha Lista Serbe është subjekt kriminal dhe antiligjor, që vepron kundër Republikës së Kosovës dhe qëndron pas aksioneve politike, juridike dhe kriminale në veri.
Muhamet KelmendiFoto galeri
Ai thekson se Qeveria dhe KQZ duhet ta shpallin antiligjore, ndërsa kriminelët nuk duhet lejuar të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e vendit.
“Lista Serbe është subjekt kriminal. Qëndron prapa aksioneve politike, juridike dhe kriminalo-terroriste në veri kundër Republikës.
Pranimi se e ka përkrahjen e Serbisë tregon se kjo Liste nuk e pranon shtetin e Kosovës. Vepron kundër dhe është antiligjore. Krimineli i luftës Vuçiq është krijuesi dhe organizatori Listës Serbe.
Kjo Liste do të vazhdojë punën kundër Republikes. Do të kryejë aksione kriminale dhe antikushtetuese.
Ka mundësi të shpallë asociacionin ose ndarjen e vetit nga Kosova. Si organizatë terroriste është treguar me fakte se është antiligjore. Ka sulmuar KFOR-ne, Policinë e Kosovës, gazetarët etj. Këtej është dashur dhe duhet të ndalohet me ligj.
Dy rrugë janë.
1. Të shpallet antiligjore nga Qeveria ose.
2. Me ligj nga KQZ të shpallet antiligjore.
Në të dy rastet çështja do të shkojë në gjykatë.
Најлош непријател на болката во зглобовите. Прочитајте!
Nautubone
Gjykata Kushtetuese e vendos me verdikt e fundit. Fakti se zyrtarisht është pranuar se Serbia qëndron pas Listës Serbe mjafton për gjykatat që të shpallin antiligjore. Po kështu me ligj duhet vepruar edhe ndaj udhëheqësve të kësaj Liste.
Republika nuk dihet t’i lejojë kriminelët të veprojnë. Ata po e rrezikojnë rendin politiko-juridik e shoqëror. Kjo është mjaftë për masat ligjore penale. Mos veprimi shkakton konflikte edhe më të rënda” – përfundon ai për “Bota sot”.