Bashkim Jashari: Do të ketë masa të brendshme ndaj ekipit të FSK-së që hyri “gabimisht” në Veri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka deklaruar se kanë kontaktuar me ekipin e FSK-së që ka hyrë “gabimisht” në Veri dhe se për këtë janë duke përgatitur disa masa të brendshme.

“Po, kemi kontaktuar, pasi janë pjesëtarët tanë që kanë ngatërruar rrugën. Do të sqarojmë të gjithë rastin se si ka ndodhur. Sa i përket masave, këto janë procedura të brendshme; sigurisht që ne po merren me to dhe besoj se do të arrijmë tek pikat e duhura”, deklaroi Jashari për Albanian Post.