Luiz Ejlli bën këtë veprim pas deklaratave të Dojna Memës

Raporti mes Dojna Memës dhe Kiara Titos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi ishte vetë Dojna ajo që zbuloi se Kiara e kishte hequr nga lista e ndjekësve në Instagram.

Moderatorja publikoi një bisedë me motrën e saj, ku shpjegonte se Kiara e kishte fshirë e para nga miqtë në vitin 2023.

Pas kësaj, nuk vonoi edhe reagimi i bashkëshortit të Kiarës, Luiz Ejllës. Ai zgjodhi një mënyrë ironike për të dhënë përgjigjen e tij krijoi një bisedë me inteligjencën artificiale, duke diskutuar për sportin në një datë të vendosur më parë: 20 gusht.


Ky veprim i Luizit është interpretuar nga ndjekësit si një “goditje” indirekte ndaj Dojnës, duke ndezur edhe më shumë diskutimet në rrjete sociale.