“Qytetarët duan punë”, grupi i Lladrovcit del në punë një ditë pas zgjedhjeve

Ramiz Lladrovci, do ta qeverisë Drenasin edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Ai e ka mposhtur pa balotazh kandidatin e PDK-së Petrit Hajdarin.

E skuadra e Lladrovcit, qysh në ditën e parë ka dalë në punë.
Kjo u konfirmua për Klan Kosovën nga Arben Shala, shef i grupit të Ramiz Lladrovcit.

Shala bëri me dije se kryetari aktual dhe i konfirmuar i Drenasit, ka udhëtuar drejt Goteburgut për ta përcjellur ndeshjen e Kosovës me Suedinë.

“Ne kemi dalë në punë nga ora 08:00, sepse qytetarët duan punë. Kurse kryetari ka shkuar për ta përcjellur ndeshjen me Suedinë, dhe pasi të kthehet fillon ushtrimin e detyrës edhe pas certifikimit për mandatin e ri”, ka deklaruar ai.

Në rundin e parë, kryetari aktual i Drenasit Ramiz Lladrovci i ka marrë 52.31 për qind të votave apo 13 mijë e 140 vota.