Përfundon numërimi edhe në Gjilan, diferencë e madhe në vota mes Alban Hysenit dhe Arbër Ismajlit

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në qytetin e Gjilanit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së këtu ka balotazh mes VV-së dhe LDK-së.

Kandidati i VV-së, njëherit kryetar aktual, Alban Hyseni nga 100% e vendvotimeve të numëruara ka marrë 49.79% apo 21 mijë e 463 vota.

Ai i LDK-së, Arbër Ismajli ka marrë 34.24% apo 14 mijë e 761 vota.

Diferenca mes dy kandidatëve në vota është 6 mijë e 702 vota.