Mund të ju ketë ikur: Momenti kur Kosovare Asllani feston golin me shqiponjë

Kosovare Asllani ka realizuar sot golin e fitores për klubin e saj, London City Lionesses.

Asllani festoi duke e bërë shqiponjën duke ia vazhduar festën shqiptarëve të Kosovës që iu gëzuan fitores 0:1 të Shqipërisë kundër Serbisë.

“Ishte homazh për Kosovën. Po befasohem që po e përmendni faktin që mund të ketë pasur ngarkesë politike”, ka thënë Asllani pas ndeshjes.