Agim Aliçkaj i përgjigjet Hisen Berishës: Zgjedhjet lokale dhe nacionale nuk janë njësoj – dhe i bën një pyetje personale!

Përmes një postimi në rrjete sociale, Agim Aliçkaj i është përgjigjur deputetit Hisen Berisha, duke theksuar se zgjedhjet lokale nuk mund të krahasohen me ato nacionale.

Ai tha se për pesë vjet “me të njëjtat ëndrra e përralla”, ndërsa kryeministri Albin Kurti, sipas tij, është “në shërbim të shtetit dhe kombit”.

Aliçkaj shtoi se “falangat” e Berishës nuk do ta marrin kurrë besimin e popullit dhe e pyeti atë nëse i ka ndërprerë takimet me “shpiunin e Serbisë”, Fatmir Shehollin, pas lutjes së Kurtit në parlament.

Postimi i Aliçkajt:

ZGJEDHJET LOKALE DHE NACIONALE NUK JANË NJISOJ i nderuar Hisen Berisha.

Qe pesë vjetë me të njejtat ëndërra dhe përralla! Derisa KM Albin Kurti është në shërbim të shtetit dhe kombit, për çka ka fakte me kerr, falangat tuaja nuk e marrin kurrë besimin e popullit.

Dhe, e kam një pyetje personale për ty. A i pate ndërpre takimet me shpiunin e serbisë Fatmir Shehollin, pas lutjes së Kurtit në parlament?