Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Vushtrrisë, ku zgjedhjet lokale kanë nxjerrë dy kandidatë për garën e balotazhit: Ferit Idrizin nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Sylejman Mehollin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Ferit Idrizi kryeson me 45.56% të votave, që përkthehet në 13,526 vota, ndërsa Sylejman Meholli i VV-së renditet i dyti me 30.63% apo 9,093 vota.
Në vendin e tretë është kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, me 19.72% të votave, duke mbetur kështu jashtë garës për raundin e dytë.