Pas disfatës me Shqipërinë, copëtohet Kombëtarja serbe; ikin 5 lojtarë

Kombëtarja e Serbisë ka pësuar një goditje të madhe pas humbjes ndaj Shqipërisë në Leskovc.

Humbja jo vetëm që uli ndjeshëm shpresat për një vend në Botëror, por solli edhe dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviç..

Përballja e radhës e Serbisë do të jetë kundër Andorrës, ku për shkak të situatës aktuale, priten ndryshime të shumta në formacion.

Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Zoran Bata Mirkoviç, ndërsa pesë lojtarë kyç nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Nikola Milenkoviç, Andrija Zivkoviç, Predrag Rajkoviç, Luka Joviç dhe Dragan Rosiç janë jashtë listës për shkak të lodhjes dhe dëmtimeve. Në vend të tyre, janë ftuar Luka Lijeskiç nga Radnički 1923, Vuk Drashkoviç nga Crvena Zvezda dhe Mihajlo Cvetkoviç nga Anderlecht.

Serbia pritet të paraqitet me një formacion të dobësuar ndaj Andorrës, ndërkohë që atmosfera në kampin serb mbetet e rënduar pas rezultateve të fundit dhe pasigurisë për të ardhmen.