“Njerëzit e dinë mirë çfarë po bëjnë”, Arbenita thumbon Feron me postimin e fundit?

Modelja e njohur Arbenita Ismajli vijon të jetë në qendër të vëmendjes së ndjekësve të saj, jo vetëm për bukurinë dhe karrierën, por edhe për postimet që shpesh interpretohen si mesazhe të fshehta.

Së fundmi, Arbenita ka ndarë në “InstaStory” një thënie që ka ngjallur shumë reagime dhe diskutime në rrjete sociale.

“Merre personale, në këtë moshë, beso, njerëzit e dinë mirë çfarë po bëjnë”,shkruhej në postimin e saj, të cilin fansat e kanë lidhur menjëherë me ndonjë situatë të fundit në jetën e saj private.