Lajmërohet Faton Peci pak para përmbylljes së rezultateve preliminare

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është lajmëruar pak para përmbylljes së procesimit të votimit në këtë komunë.

Peci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka shprehur dashurinë e tij për Mitrovicën.

“Të dua fort Mitrovicë”, ka shkruar Peci.

Nga 103 prej 105 vendvotimeve të numëruara, Arian Tahiri i PDK’së ka 48,09 për qind të votave, ndërkaq Faton Peci i LVV’së 47,65 për qind.