Krenare shqiptare! Reagimi i Ritës pas fitores së Shqipërisë

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e kaluar, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar në mënyrën e saj karakteristike.

Ajo ka ndarë në “Instagram Story” një foto ku shfaqet e mbështjellë me flamurin kuqezi, duke përcjellë krenarinë e madhe për rrënjët e saj shqiptare.

Rita, e cila njihet për dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë e Kosovës, u bë menjëherë virale në rrjete pas këtij postimi, me fansat që e përgëzuan për gjestin e saj simbolik e plot emocione. /Prive By Liberta Spahiu