Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka deklaruar se partia e tij është fituese, prin dhe është në garë në 12 komuna.
“E quajmë një konferencë të madhe të fitores së LDK-së.
I uroj qytetarët për këtë proces demokratik e të kulturuar në zgjedhjet e Kosovës. Në këtë proces jemi të gjithë fitues.
LDK në këtë konferencë për media konfirmon se ka fituar, prin dhe është në garë në gjithsej 12 komuna.
LDK sonte shpall fitoren në raund të parë në këto komuna: Istog, Lipjan dhe në Junik.
Në veqanti urojmë fituesin e garës kryesore në këto zgjedhje, urojmë Përparim Ramën”, tha Abdixhiku. /Periskopi/