“U përpoqa për 20 vite që të kisha një fëmijë” – aktorja e njohur emocionon me rrëfimin

Në një intervistë me Harper’s Bazaar UK, ylli 56-vjeçar foli hapur për vitet e heshtjes dhe thashethemet që u përhapën kundër saj, duke theksuar se pak njerëz e dinin se çfarë po kalonte në të vërtetë.

“Ata nuk e dinin historinë time, apo atë që po kaloja për 20 vitet e fundit duke u përpjekur të kisha një familje, sepse nuk dal dhe nuk i ndaj problemet e mia. Nuk është puna e askujt”, tha ajo.

Pastaj, shtoi: “Por vjen një pikë kur nuk mund ta dëgjosh më, thashethemin se nuk dua një fëmijë, nuk dua një familje, sepse jam egoiste ose punoj shumë. Më preku, jam edhe unë njeri, si të gjithë ne.”

Aktorja theksoi se sa më shumë plaket, aq më pak ndien nevojën për të folur rreth kësaj çështje.

“Cikli i lajmeve është kaq i shpejtë tani, gjithçka harrohet. Sigurisht, ka raste kur ndiej nevojën për drejtësi, kur shkruhet diçka që është e pavërtetë dhe ndiej sikur duhet ta korrigjoj. Por pastaj mendoj nëse duhet ta korrigjoj vërtet. Familja ime e di të vërtetën, miqtë e mi e dinë të vërtetën.

Jennifer Aniston, e cila ishte e martuar me Brad Pitt nga viti 2000 deri në vitin 2005, ka folur më parë për vështirësitë me të cilat u përball në përpjekjen e saj për t’u bërë nënë.

Në vitin 2022, ajo zbuloi se kishte provuar pa sukses fertilizimin in vitro (IVF), duke shprehur dëshirën që t’i kishte ngrirë vezët e saj më parë.

“Ishte një rrugë e vështirë për mua, rruga drejt amësisë. Në fund të të 30-ave dhe 40-ave kalova nëpër gjëra shumë të vështira, dhe nëse nuk do t’i kisha kaluar, nuk do të isha bërë ajo që jam sot ”, shpjegoi ajo në atë kohë.