Serbia po rrit breza me urrejtje kundër Kosovës, thotë Agim Musliu

Kreu i Institutit Octopus Agim Musliu ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon me indoktrinimin e gjeneratave të reja në Serbi kundër Kosovës.

Ai ka thënë se narrativi i rremë serb se kinse Kosova është pjesë e Serbisë, në fakt paraqet krim politik ndaj së vërtetës dhe paqes.

“Përmes teksteve shkollore, Beogradi po kultivon urrejtje dhe nacionalizëm primitiv, duke rritur një brez të tërë të helmuar me ide antiKosovë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Musliu potencon se Serbia përmes politikës së saj synon ta mbajë shoqërinë të mbyllur në mite e gënjeshtra, duke e përdorur urrejtjen si armë politike.

“Serbia nuk po përgatit paqe, por po përgatit konflikt”, përfundon Musliu.