Reperi i njohur Noizy ka bërë një postim në rrjetet sociale për të ftuar qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës së kandidatit për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Të shtunën, në orën 18:30, në Drenas, e 7 herë Kampionit të Kosovës, Ramiz Lladrovci! Zemra e Kosovës, Drenica heroike – gati për fitoren 101!”, ka shkruar Noizy në Instagram.
Ai shton se në mbyllje të fushatës “do të flitet me gjuhën e kampionit”, duke e cilësuar Drenasin si “kampion me 101 arsye”.
