Samuel Asamoah, një mesfushor nga Togo, është në gjendje kritike dhe përballet me një “rrezik të lartë paraplegjie” pas një përplasjeje serioze me një tabelë reklamuese gjatë një ndeshjeje në Ligën e Dytë Kineze.
Asamoah po luante për Guangxi Pingguo kundër Chongqing Tonglianglong dhe pas një dueli me një kundërshtar, ai goditi kokën në një tabelë reklamuese pranë fushës.
Mjekët reaguan shpejt dhe klubi njoftoi se Asamoah pësoi fraktura të shumta në qafë dhe dëmtime serioze në sistemin nervor. Asamoah iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, por karriera e tij është seriozisht e kërcënuar.
Kjo sepse paraplegjia do të thotë humbje e aftësisë për të lëvizur pjesët e poshtme të trupit.
Ai ka luajtur gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar togoez, ndërsa e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Belgjikë, përpara se të transferohej në Rumani në vitin 2021.
Në Kinë, ai ishte që nga viti i kaluar.