Thirrjet kundër Kurtit – Qarri: “Lista Serbe” është instrument i Serbisë për destabilizimin e Kosovës

Analsiti politik, Gani Qarri ka kritikuar Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Gjykatën Kushtetuese për lejimin e “Listës Serbe” në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë subjekt si një mjet të Serbisë për propagandë ekstremiste dhe cenim të sovranitetit të Kosovës.

Ai ka theksuar se në vend të fushatës normale, “Lista Serbe” po vepron si strukturë agjenturore në shërbim të Vuçiqit.

“Vet fakti që KQZ miratoi pjesëmarrjen e të ashtuquajturës “listë serbe” në zgjedhjet lokale, dhe kryetari i këtij subjekti më misterioz konspirativo-agjenturor të Serbisë në Kosovë, Zllatan Elek bën thirrje publikisht për “çlirim nga Albin Kurti” ndërsa nënkryetari, Sllavko Simiq i dyshuar edhe për pjesëmarrje në aktet kriminale të grupit të kryeterroristit serb Millan Radojçiq, deklaron se, pjesëtarët e “listës serbe”, janë ushtarë të Aleksander Vuçiqit, dëshmon katërçipërisht se në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, mundësia e ofruar nga KQZ, nga e ashtuquajtura “Listë serbe” nuk po zhvillohet fushatë normale zgjedhore në emër të pakicës serbe, por po krejt lirshëm,po bëhet propagandë e hapur ekstremiste serbomadhe për kthimin e Serbisë në tokat tona, e megjithatë KQZ, dhe Gjykata Kushtetuese, pikërisht këtij grupimi misterioz, vazhdojnë ti dalin në mbështetje!!!”, ka thënë ai.

ImageGani QarriFoto galeri
Gjithashtu, Qarri ka deklaruar se heshtja ndaj thirrjeve publike të “Listës Serbe”, si “çlirimi i komunave veriore nga Albin Kurti” dhe slogani “çdo gjë për vëllain Millan”, është e papranueshme.