Jozi ushtron gjuajtjen në këtë vend

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ku u bë i njohur për sjelljen dhe debatet e shumta, këngëtari Jozi është rikthyer me një imazh ndryshe.

Ai është shfaqur në një poligon qitjeje, ku po ushtron gjuajtjen me armë sportive.

Në pamjet e publikuara, Jozi duket i përqendruar dhe i qetë, duke lënë të kuptohet se po e shfrytëzon këtë aktivitet si një mënyrë relaksimi, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari nuk ka dhënë detaje shtesë për angazhimet e tij të ardhshme, por postimi tregon një anë më të qetë dhe të disiplinuar të tij.

Ja dhe fotot: