E thotë Rron Gjinovci: Ja dy gjëra me rëndësi që duhet të ndodhin në zgjedhjet e 12 tetorit

Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.

Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Aktivisti Rron Gjinovci, thotë se në këto zgjedhje janë me rëndësi dy gjëra.

Sipas tij, nëse ndodhin këto, Kosova ka përparuar dhe njerëzit nuk “i hajnë foret”.

Ai thotë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili garon për mandat të dytë në Prishtinë duhet të dalë i treti dhe Natyra Kuçi nga PSD të fitojë në Deçan.

Shkrimi i plotë (pa ndërhyrje të redaksisë)

Në këto zgjedhje lokale dy sene janë me randësi me ndodhë të cilat kishin me kallxu që Kosova ka përparu dhe që njerëzit ma nuk i hajë foret:

1. Përparim Rama me dalë i treti;

2. Natyra Kuçi me fitu në Deçan .