Alaudin Hamiti shfaq muskujt, por habit me kërkesën për ndjekësit

Prezantuesi i njohur Alaudin Hamiti, i cili po përgatitet për sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë një foto nga palestra ku shfaqet në formë të mirë fizike.

Ai ka treguar se është duke u përgatitur për angazhimet televizive që e presin në javët e ardhshme.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është përshkrimi i postimit, ku Hamiti u kërkon ndjekësve të mos i bëjnë as pëlqime dhe as komente, shkruan “Kosovarja”.

Me këtë reagim, prezantuesi duket se ka dashur të përcjellë një mesazh ironik ndaj vëmendjes së tepërt që shpesh marrin personazhet publikë në rrjetet sociale.

Ja dhe foto: