Ftesë në 5” kishte pasditen e djeshme temën e ndjeshme të konsumimit të alkoolit. E gjitha nisi pas një studimi të kryer në Amerikë, i cili tregonte se gratë po konsumojnë alkool më shumë se burrat. Nga biseda në studio u kuptua se vendi ynë nuk ka mbetur pas këtij trendi dhe se vajzat dhe gratë tani janë me më pak komplekse se dikur:
“Kanë humbur komplekset dhe paragjykimet. Ndryshimi i kohës që femra nuk është më e paragjykuar siç ka qenë dikur. Janë më të lirshme. Edhe një autonomi ekonomike”.
Më pas moderatorja e emisionit u dha disa situata të ftuarve, të cilët duhej t’u përgjigjeshin me ‘po’ ose ‘jo’.
“Jam dehur aq keq një herë sa nuk mbaj mend asnjë gjë, vetëm kur e pashë veten në krevat në mëngjes”, ishte situata e parë, ku menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, u përgjigj me “po” dhe tregoi një histori personale.
Ai u shpreh se është dehur një herë sa nuk mban mend asgjë dhe një vajzë shqiptare e kishte marrë te shtëpia e saj.
“Më ka ndodhur një rast kur jam dehur. Kam qenë jashtë, isha për qejfin tim komplet. Ekstremja është se nuk e mbaj mend. Një vajzë shqiptare që ishte aty, më ka marrë për dore, kemi qenë në makinë, nga aty në shtëpi, jemi zgjuar. E gjithë kjo ka qenë me video ngaqë kam qenë i dehur. Mbaj mend imazhe, por vend e rrugë jo. Kur u zgjova, u zgjova me një njeri që nuk e njihja. I thashë ‘po ne ç’ne bashkë?’. Tha ‘njihemi prej kohësh’. Unë as që e njihja fare. Mbajtëm komunikim dhe sot e kësaj dite jemi miq”, tregoi menaxheri i VIP-ave.