“Kam qenë në avion duke udhëtuar për në Gjermani me shoqërinë, me shoqet e mia të ngushta”
Në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon është diskutuar një studim i bërë së fundmi nga “American Medical Association” në SHBA, ku thuhet se gratë e reja po konsumojnë më shumë alkool se burrat.
Të pyetur nga moderatorja e njohur nëse edhe në Shqipëri ka ndryshuar situata, të ftuarit u përgjigjen “po”.
Gjithashtu Bieta i vendosi të ftuarit përballë disa situatave, ku ata duhej të tregonin ndonjë histori edhe personale.
“Historia më e çuditshme që më ka ndodhur në klub me një të panjohur…”, ishte një nga situatat që u dha moderatorja.
Influencuesja e njohur, Sara Gjoka, ka treguar se si në avion e ka ngacmuar një djalë shqiptar që jetonte në Gjermani. Ajo mësoi në një klub nate me shoqet se ai ishte i martuar.
“Kam qenë në avion duke udhëtuar për në Gjermani me shoqërinë, me shoqet e mia të ngushta. Njoha një djalë në avion, që e kisha te serdilja pas. Më kërkoi kufje, se më pa që i kisha. Ia dhashë. U prezantua e bëmë pak muhabet. Ishte shqiptar që rrinte në Gjermani. U prezantua si beqar dhe më kërkoi kontakt, e unë nuk shpreha interes. Në Gjermani dola së bashku me shoqet e mia në një klub nate, së bashku me një shoqe që jeton atje. E doli që ky ishte i martuar dhe erdhi te ne se nusja e tij ishte shoqe e mikeshës sonë që jetonte në Gjermani”, tha Sara Gjoka.