Deklarata e bërë nga Xhuliana Nura në emisionin “Favorit” në Televizionin T7 të dielën ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave kroate.
Portali i njohur net.hr i ka kushtuar një artikull të plotë intervistës së saj, duke e titulluar: “Kosovarja e bukur në TV zbuloi një diversion të tmerrshëm dhe e zemëroi Serbinë si askush tjetër.”
Në shkrimin e tyre, mediat kroate raportojnë për deklaratën e Nurës, e cila gjatë emisionit në T7 ka paralajmëruar se do të udhëtojë në Leskovc për ndeshjen vendimtare mes Serbisë dhe Shqipërisë më 9 tetor, duke mbajtur me vete flamurin e UÇK-së.
Kjo ndeshje pritet të ketë ngarkesë të madhe emocionale dhe politike, ndërsa paralajmërimi i Nurës ka shtuar tensionet përpara përballjes që mund të vendosë fatin e të dy kombëtareve në garën për Botërorin 2026.
Edhe mediat boshnjake e kanë bërë lajm deklaratën e Nurës dhënë në emisionin “Favorit”