Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i përfolur shumë kohëve të fundit nga dëshmitarët në Hagë, të cilët e kanë lavdëruar për faktin se si ka qenë i përgatitur për luftë ndaj armikut,
Haradinaj tregoi se pse ka qenë gjithmonë i pajisur me mjete të ndryshme gjatë aktiviteteve luftarake.
Haradinaj tha se ka qenë e vërtetë që gjithmonë kam mbajtur thikë me vete, për arsye se në momentin që do të kem kontakt të drejtpërdrejtë nag armiku, të kem një thikë afër vetes për të sulmuar e mbrojtur veten.
“Është e vërtetë që kam mbajtur gjithë kohën thikë, dhe thikën e kam mbajtë në afërsi të kësaj pjese (gjoksit), me qëllim që edhe në rast të kapjes nga armiku ose pritave, se mundesh me u plagu e me tu hedhë sipër, thika me qenë më afër dorës, me pasë mundësi me operu pa armë zjarri por vetëm me thikë. Kam pasur bomba dore në të dy anët e gjyksores, që në rast të ndonje situate të caktuar, jo vetëm me u sulmu por edhe me vra veten e me i vra armiqtë nëse të gjuhen ose ndodhë një pritë ose një situatë lufte që shkon keq. Kam mbajtë edhe një sopatë të vogël, ka qenë edhe në raste të caktume me ndihmu shpejtë ndonjë koleg të plagum, me pre ndonjë dru ndonjë degë me rregullu një bartje të shpejtë. Edhe pistoleta kam mbajtë gjithmonë, dy, e të dyjat me fishekë në tytë. Edhe armën personale që ka qenë një kohë, një automatik që ua kem marrë forcave serbe më 24 mars 1998. Kam mbajtë edhe armë tjera personale, e edhe shpatë kam mbajtur”, shtoi tutje Haradinaj.