Trëndafilë për Fjolla Morinën, këngëtarja shijon lidhjen e re

Fjolla Morina duket se më në fund ka gjetur dashurinë. Këngëtarja është treguar shumë e rezervuar përsa i përket lidhjes së saj intime, por në rrjetet sociale ‘ka patur shenja’ që tregojnë se marrëdhënia e saj po shkon shumë mirë dhe pas ‘trazirave emocionale’, duket se ‘dielli ka ndriçuar sërish’ për Fjollën.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Snapchat pamje nga një surprizë e mrekullueshme: dhoma e saj ishte mbushur përplot me buqeta trëndafilash të kuq, të vendosur me kujdes në çdo cep, duke krijuar një atmosferë romantike që të lë pa fjalë.

Prej disa muajsh, Fjolla është shfaqur më e qetë, më pozitive dhe më e fokusuar në vetvete, ndërkohë që dashuria duket se po i jep frymë të re edhe në aspektin emocional.