Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri në dy debate televizive e kishte çmontuar Faton Pecin, kandidatin e VV-së për këtë qytet, por ky i fundit ka thënë se nuk e njeh.
Në T7 duke thënë se nuk ka qenë arrogant nëpër prezantimet televizive, Peci është shfaqur i tillë.
Ani pse nëpër fushatë është përballur me vendasin e tij, Tahirin, ai ka mohuar se e njeh.
“Nuk e njoh me thanë të drejtën shumë, është pjesë e garës, por nuk e kam njohur për ndonjë vepër, e di që ka qenë sportist, e di që ka qenë nënkryetar, e kam takuar në zyrën time kur e kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi”, ka thënë Peci.