Edhe një javë para ndeshjes së madhe mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila do të luhet në stadiumin në Leskovc.
Ndeshja luhet më 11 tetor në orën 2045 në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Ndeshje që vlerësohet e tensionit të lartë, kur kihet parasysh se çfarë ngjau në Beograd më 14 tetor të viti 2014, kur huliganët serbët sulmuan në fushë lojtarët shqiptarë dhe u ndërpre ndeshja në minutën e 41-të. Shqipëria fitoi me rezultat zyrtar 0:3.
Gazetarja dhe moderatorja e sportit, Qeqa Krelani, ka disa fjalë për kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish zëdhënësit e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviq.
“Aleksandar Vuçiq diktatori i fundit i Ballkanit, i dalë nga shkolla e kasapit Millosheviq, ka urdhëruar që për ndeshjen Serbi – Shqipëri të mos shiten bileta publikisht, por të futen ne stadium vetëm ata që kanë ftesa të kontrolluara nga regjimi i tij si militantë, punëtorë shteti dhe përkrahës të pushtetit të tij.
Ky njeri, përveç që zgjedh se kush duhet të jetë president i Federatës së Futbollit, tani vendos edhe kujt t’i jepen biletat e një ndeshjeje!
6000 njerëz, jo tifozë, por figura të zgjedhura nga frika që ndeshja do të kthehet në proteste nga populli kryengritës.
Ai i ka dhënë urdhër Federatës që të lejohen vetëm persona të kontrolluar, me ftesa private e jo bileta online – të gjithë të lidhur me administratën e tij apo përkrahës të regjimit, me ID të verifikuara.
Në Serbi, edhe fryma në stadium kalon nëpër filtrin e Vuçiqit.
Ai që kontrollon edhe kush futet ne stadium, e di qe fundin s’e ndal dot as me ftesa!
Ky racist politik që mendon se mund ta kontrollojë edhe ajrin që thithë populli i tij, vazhdon ta trajtoje ndeshjen ndaj Shqipërisë si luftë personale, jo si garë sportive.
Është turp kombëtar që një president i shekullit 21 të sillet si në vitet ’90, duke e kthyer futbollin në propagandë politikë dhe popullin e vet në ushtarë të frikës.
Dhe më e rënda e gjithës:
FIFA dhe UEFA lejojnë që njerëz të dale nga regjime që kane kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, por dhe Ballkanit, të urdhërojnë, të kontrollojnë dhe të ndikojnë në futboll.
Lejon që një president autoritar të përcaktojë kush hyn e kush del, kush këndon e kush hesht.
Aleksandar Vuçiq – djali politik i kasapit Milosheviq”, ka shkruar Qeqa Krelani në profilin e saj n në facebook.