Ronaldo Sharka TRONDIT me rrëfimin nga e kaluara e tij!

Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe prekës lidhur me eksperiencën e tij në

“Big Brother VIP Albania”, duke zbuluar shkakun e vërtetë, sipas tij, pse nuk pati sukses.

Ai u shpreh se dështoi në lojë pasi iu rikthyen traumat e vjetra të bullizimit që kishte përjetuar që në fëmijëri.

Rrëfimi i tij filloi me një foto nga shkolla, ku ai shkroi: “Për 9 vite me radhë, në këtë shkollë qeshnin kur unë i tregoja për ëndrrat e mia, ose më saktë, talleshin.”

Më pas shkroi: “Bullizmi, i lë trauma të cilat duan vite dhe shumë punë të shërohen. Kujdesuni për fëmijët tuaj, mësojini se si të kenë vetëbesim… Askush s’ka të drejtë të ndikojë në vetëbesimin e fëmijës tuaj.”

Ronaldo bëri lidhjen mes kësaj të shkuare dhe dështimit në reality show, duke thënë: “Nuk e kam thënë kurrë më parë! Unë në Big Brother dështova sepse mu rikthyen gjithë traumat e bullizimit. Pas asaj eksperience gjithçka ka ndryshuar. Kam punuar çdo javë me psikoterapistë për të shëruar traumat të cilat në sfida të tilla më bënin të ndihesha i intimiduar. Sot, nuk më shqetësojnë bullistat.”

Ronaldo bëri edhe një apel të fortë për rëndësinë e shëndetit mendor dhe trajtimit, duke thënë: “Nga ky Ronaldo, në këtë Ronaldo, mu desh shumë punë. Nëse mendoni që keni plagë të pashëruara, gjeni një psikoterapist të mirë dhe punoni me të sepse çdo gjë shërohet.”

Ky rrëfim i Ronaldo Sharkës, i cili deklaroi se tashmë i ka falur të gjithë, ka hapur sërish debatin mbi pasojat e bullizimit dhe rëndësinë e trajtimit psikologjik.