Kurti në Skënderaj, ka këto fjalë për Sami Lushtakun

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e komunës së Skenderaj.

Kurti, në një postim në facebook është shprehur se në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide, dhe që multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve.

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, ka shkruar Kurti.

Kurti është shprehur se VV-ja ka Hysni Mehanin, aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv, i dijshëm, modest e trim, që nuk ndan e nuk përçan, por afron e bashkon.

“Ne e kemi Hysni Mehanin, aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv, i dijshëm, modest e trim, që nuk ndan e nuk përçan, por afron e bashkon. Ai është mundësia e juaj dhe garancia jonë që nevojat e kërkesat e qytetarëve plotësohen kurse vizioni dhe projektet për Skenderaj jetësohen.

Me Hysni Mehanin shërbejmë me pasion, dije e punë. Skenderaj me të në krye pas 12 tetorit me pendën e Kuçicës gjen zgjidhje për problemin me ujë të pijes, ndërtojmë çerdhe të reja për fëmijët, realizojmë ngrohtoren e qytetit, trafikun publik, pishinën gjysmë-olimpike, parqet me lodra për fëmijë, parkun teknologjik inovativ, shteg për ecje e vrapim si dhe zvogëlojmë numrin e drejtorive komunale me qëllim orientimin e buxhetit për më shumë investime kapitale”, ka shkruar Kurti.