Çiljeta “ia bën të qartë” Albanit: Nga sot nuk ka më…

Çiljeta Xhilaga duket se ka gjetur mënyrën më të mirë për të mos gatuar më në shtëpi.

Ajo ka ndarë një postim që ka bërë shumë njerëz të qeshin, duke iu drejtuar me shaka partnerit të saj, portierit Alban Hoxha.

Në Instastory, Çiljeta ka publikuar një foto shoqëruar me mbishkrimin:

“Harvard Study Finds: Women who don’t cook for their husbands have happier marriages”
(Studim i Harvardit: Gratë që nuk gatuajnë për burrat e tyre kanë martesa më të lumtura.)

Këngëtarja e ka shoqëruar postimin duke e etiketuar portierin e njohur dhe shkruar me humor:

“Qe sot s’ka më gatime njish”.

Urojmë që Albani të përveshë mëngët, ndryshe mbeti e gjithë familja pa ngrënë.