“Turp për juve!” – Shala ia kthen Haradinajt: E urreni Kurtin sepse ai mund t’ua zbulojë veprat hajdute dhe pazaret me Serbinë

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Hafiz Shala, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili tha: “Me kon n’vend të Kurtit, isha lutë me ardhë Thaçi”.

Në kundërpërgjigjen e tij, Shala akuzon se disa politikanë po e shesin Dardaninë (Kosovën) në pazar dhe se urrejtja e tyre ndaj kryeministrit Albin Kurti vjen nga frika se ai mund t’ua zbulojë, siç i quan ai, “bëmat hajdute, kriminale e tradhtare në bashkëpunim me Serbinë”.

Ai shton se personat që janë paraqitur si heronj, sot po ballafaqohen në gjykata me dëshmi të njerëzve që, sipas tij, janë paguar, ndërsa pyet: “Kah ato para? Të vjedhura përsëri nga populli.”

Në reagimin e tij, Shala akuzon se disa po e përdorin luftën dhe emrin e UÇK-së për interesa personale, duke theksuar se me këtë po “njollosin eshtrat e dëshmorëve që prehen me mburrje e krenari”.

Reagimi i plotë:

E keni vënë Dardaninë në pazar. E urreni Kurtin shtazarakisht, sepse vetëm ky mund t’i zbulojë të bëmat tuaja hajdute, kriminale, tradhtare në bashkëpunim me Serbinë.

Aty e keni hallin: kur të dalë e vërteta, ju duhet të bëni vetëvarje.

Keni bërë pazare pa hongjinë, pa popullin.

Nuk besoj që populli ua fal apo ua jep përkrahjen.

Tërë kohën jeni paraqitur heronj; tani, në gjykatë, po dëshmojnë njerëzit që i keni paguar, e ata të tjerë që po ju mbrojnë — kush e di se sa para u është premtuar. Ku janë ato para? Të vjedhura përsëri nga populli. Ose e mashtroni popullin se gjoja kemi luftuar, ose, nëse dikush ka luftuar, si e shitet atë “moral” për para e kapital dhe te kush? Të xhelatët tanë.

Mos u paraqisni si UÇK, se po ua përlyni eshtrat e atyre që po prehen me mburrje e krenari, nëpër varre. Turp për juve.