Pagime, lobime dhe dhunë: E vërteta që po del nga Haga po e trondit atdheun.
Ku janë Memli Krasniqi dhe PDK-ja, si edhe mbështetësit e tyre — analistët si Lirim Mehmuti, Arben Gashi, Mirela, Visar Imeri (ose siç e thotë populli, “besherieti i kopshteve”), Milaim Abrija-Znaçka, Berat Bunari — që heshtin para akuzave të rënda që po publikohen në Hagë kundër shefit të tyre, Hashim Polarit?
Si është e mundur që askush prej tyre nuk flet, kur James Rubin ka pranuar publikisht para Gjykatës në Hagë se është paguar nga shefi i PDK-së, “kalabricionisti me damkë”, me 52,000 euro në muaj për dy vjet rresht, për të lobuar në administratën amerikane për ndarjen e Kosovës?
Ku na mbeti LDK-ja, ish-deputetët dhe ish-shefi i tyre Mustafa, si edhe disa figura mediatike që kanë përkrahur personazhin e njohur si “Kalabricionisti” (Hashim Polari)?
Kur ai e ndau Mitrovicën, krijoi “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive — apo më mirë të themi një “Republika Srpska” në veri, të ngjashme me atë të Bosnjës — ku ishte LDK-ja atëherë?
Kur kalabricionisti me damkë, Hashim Polari i Brojës, ua fali 40 kisha shqiptare serbëve dhe ua shtoi edhe territore shtesë, LDK-ja e votoi me gishtat e deputetëve të vet.
Këto tradhti që ia ka bërë PDK-ja atdheut, me të cilat e ka çuar Kosovën deri në prag të shbërjes, janë të pafalshme — nuk ka dhe nuk duhet të ketë pardonë.
Një pyetje për LDK-në e sotme: a e morët vesh kujt i keni bërë argat, o qenefa? A e dini kush ju ka vrarë dhe kush ju ka quajtur tradhtarë?
Nëse nuk e dini, po ju tregoj unë: ndërsa e quani veten pasardhës të Ibrahim Rugovës dhe të atdhetarëve të vërtetë, në të vërtetë deri më sot i keni bërë argat mercenarëve të shitur, të cilët kishin për qëllim ta kthenin Kosovën nën Serbi, me autonominë që na e kishte “dhuruar” çetniku Tito.
Edhe sot jeni të njëjtit, nuk keni ndryshuar aspak — veçse e keni ndërruar kalin e vjetër dhe keni zgjedhur po të njëjtin soj, vetëm pak më të ri, të mbështetur nga kicat dhe kucat.
Në Gjykatën e Hagës doli e vërteta se kalabricionisti me damkë nga Broja e Drenicës, Hashim Polari, ka paguar 52,000 euro në muaj për dy vjet rresht Jemas Rubinin, për të lobuar në administratën amerikane për ndarjen e Kosovës.
Kjo po del se, kur Polari kur nuk arriti ta kthente Kosovën me autonominë e dikurshme nën juridiksionin serb, filloi hapin tjetër për ndarje, duke ia dhënë Serbisë pjesët vitale të vendit: Ujmanin dhe Trepçën. Këtë tradhti të këtij mercenari e mbështeti LDK-ja ime e mjerë, duke ndjekur këshillat e bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës, spiunin e Millosheviçit, si dhe rrënuesin e ish-autonomisë së Kosovës, Isa Mutafën.
Në një intervistë të sotme, ku flet publikisht ish-shefi i inteligjencës shqiptare, Fatos Klosi, ai ka pohuar me gojën e vet se UÇK-ja, të cilën e printe Hashim Thaçi, nuk kishte synim çlirimin e Kosovës, por kthimin e autonomisë — këtë e ka thënë vetë Klosi se ia ka komunikuar Hashimi.
Ku jeni ju, PDK-uca dhe LDK-uca, analistë, zuzarë e tradhtarë, që e përkrahët tradhtinë e shefit tuaj, duke i duartrokitur tradhtive të tij dhe miratuar vendimet e tij me gishta në parlament, ndërsa sot nuk thoni as edhe një fjalë të vetme për tradhtinë që po ju del në shesh dita-ditës, duke zbuluar të palarat tuaja?
Shumica nga këto çështje që sot po dalin, me mbarimin e luftës ua ka treguar vëllau ynë Ganiu në librin e tij “Lufta pa maska”. Gjithashtu, unë në librin tim prej 500 faqeve, “Çjerrje Maskave: Sfidë Tradhtive”, i kam dokumentuar dhe ekspozuar me emra të gjithë tradhtarët.
Përplasja e hapur mes Polarit të Brojës, mercenarit të rekrutuar te shërbimi francez, dhe institucioneve të Kosovës që luftonin për sovranitet, tregoi qartë se ai ishte zotuar t’ia kthente Kosovën Serbisë me autonominë që na e kishte falur Titoja.
Kështu tha Fatos Klosi.
Institucionet e Kosovës të asaj kohe, të udhëhequra nga Ibrahim Rugova, u vunë në rrezik, pasi Kosova synonte të ishte shtet demokratik dhe i hapur ndaj fqinjëve, Shqipërisë dhe Serbisë.
Rreziku vinte nga shpiuni serbo-francez Polari, që e kishte shitur veten për ta kthyer Kosovën nën “ambrellën” serbe. Kjo ishte arsyeja që, në Çirez të Drenicës, Polari i zënë i rreh me drras kravati udhëheqësit e asaj kohe — Gjergj Deden, Mehdi Bardhin dhe të tjerët — dhe po të mos intervenonte zyra amerikane, sot ata nuk do të ishin gjallë.
Veprimet e këtij tradhtari kanë dëmtuar dhe rënduar tej mase Kosovën. Bashkëpunimi i Polarit me shërbime dhe veprimet e tij të paramenduara kanë kërcënuar sovranitetin e vendit. Prandaj, Prokurorisë së Shtetit i duhet një hetim i pavarur, si dhe reagim nga analistët dhe institucionet për t’i adresuar këto dyshime.