Meteorologu Besim Aliu, ka bërë të ditur se nga mbrëmja e së mërkurës në zonat malore kanë nisur reshjet e borës.
Sipas Aliut, në disa zona malore, shtresa e borës shkon deri në 5 centimetra.
“Në viset ne ulëta, për shkak të vlerave pozitive që i kemi, kemi vetëm reshje shiu. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër. Pastaj të shtunën gjatë pjesës së parë të ditës do të ketë reshje, por që do të ndalen, dhe do të kemi rritje të temperaturave”, u shpreh Aliu për “Fol me Arin”.
Sipas meteorologut, ekzistojnë mundësitë për reshje bore edhe në viset e ulëta. Aliu po ashtu bëri apel te ngasësit që kalojnë nëpër vise të larta, pasi sipas tij, dukshmëria është më e ulët.
Megjithëse, Aliu bën të ditur se nga java e ardhshme temperaturat do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.