Dëshmitar i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë.
Në ditën e dytë, ish-zëvendëshefi i UNMIK-ut Jock Covey, po merret në pyetje nga Prokuroria.
Ai u pyet nga Prokurorja për rolin e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës në UÇK.
Prokurorja: A keni dijeni mbi rolet e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës?
Covey: “JO”, u përgjigj shkurtimisht ai.
Ish-numri dy i UNMIK-ut u pyet edhe rreth një rasti të shkëmbimit të të burgosurve.
Prokurorja: A keni dëgjuar për një rast të shkëmbimit të të burgosurve që kishte ndodhur në janar të vitit 1999-të?
Ai u përgjigj sërish me jo.
“Më lejoni të shtoj se në atë kohë nuk kam qenë i përfshirë, kam punuar në Universitetin e Mbrojtjes. Kam qenë duke punuar në një libër që do të shfrytëzohej nga oficerët e së ardhshmes”, u shpreh Covey.