Tha se “Kosova po bën gabime të pafalshme”- publicisti shqiptaro-amerikan i reagon ashpër Paskal Milos

Publicisti shqiptaro-amerikan Hafiz Shala ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-ministrit shqiptar Paskal Milo, i cili kishte thënë se Kosova ka kohë që po bën gabime të pafalshme dhe se nuk ndodh ajo që ka në mendje kryeministri Albin Kurti.

Në një reagim të gjatë dhe me tone të forta, Shala e quajti Serbinë “armikun më të zi se Hitleri” dhe kritikoi ata që, sipas tij, nuk kanë problem të bashkëpunojnë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, madje edhe të pajtohen me ndarjen e Kosovës.

Ai theksoi se çdo përpjekje për të vendosur rend dhe ligj në Kosovë është e drejtë e qartë dhe e nevojshme për të gjithë qytetarët njësoj.

“Z. Milo, në Serbinë e kemi armik më të zi se Hitlerin. Ju, që nuk ju pengon koketimi me Vuçiçin dhe pajtoheni me ndarjen e Dardanisë (për ju, Kosova), cilat janë ato veprime që Kurti po i bën nëse kërkon të vendosë rend e ligj që vlen për të gjithë njësoj? Si mund të lejohet që Serbia t’i fusë duart në një shtet sovran, të cilit liria i ka kushtuar shtrenjt, edhe pse e fitoi me ndihmën e aleatëve?

Z. Milo, kerri nuk drejtohet me dy timona. Njeri serb e tjetri shqiptar. Pra, në Dardani ka vetëm një timon: ai është në duar të dardanëve”, ka shkruar Shala në reagimin e tij.

Shala kritikoi gjithashtu politikën e qeverisë shqiptare të kryesuar nga Edi Rama, duke e krahasuar me kohën e diktatorit Enver Hoxha dhe duke thënë se “teshat e Dardanisë iu janë prerë në Beograd dhe iu janë qepur në Tiranë”.

Ai përmendi gjithashtu kontributin e shtetit amë gjatë luftës së UÇK-së dhe kritikoi ata që, sipas tij, “u vëllazëruan me Vuçiçin duke pirë verë të kuqe, simbol i gjakut të fëmijëve të vrarë në djep të shqiptarëve dardanë”.

“Z. Milo, në Shqipërinë e Edvin Kristaq Ramës po ndodh sikur në kohën e diktatorit dhe tradhëtarit të Dardanisë, Enver Hoxha: teshat e Dardanisë iu janë prerë në Beograd dhe iu janë qepur në Tiranë. Në Tiranë sundon kryeministri i Serbisë, më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit (siç deklaroi me të drejt gazetari gjerman).

Faleminderit të gjithë atyre nga shteti amë që iu bashkuan luftës së UÇK-së, por jo atyre që u vëllazëruan me Vuçiçin duke pirë verë të kuqe, simbol i gjakut të fëmijëve të vrarë në djep të shqiptarëve dardanë.

Po mos të kishte qenë Dardania, së pari ishit futur në federatë me Serbinë, ose, thënë ndryshe, po të mos ishte Penda e Dardanisë – si ajo e Asuanit në lumin Nil në Egjipt – Serbia do t’ju kishte okupuar për 24 orë”, përfundoi Shala.