Ngjela kritikon Ramën për bashkimin kombëtar: Po flet broçkulla, ose ka frikë, ose nuk e lë Parisi

Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se deklaratat e tij për bashkimin kombëtar janë të pabazuara.

Ngjela thekson se bashkimi i dy shteteve shqiptare është çështje e vullnetit historik të popullit, jo e një pushtetari, dhe paralajmëron se historia nuk mund të shkelet nga askush.

Postimi i plotë:

Rama po flet broçkulla për bashkimin kombëtar. Sepse ose e ka frikë, ose nuk e lë Parisi.

Por ideali kombëtar i shqiptarisë është vullnet; prandaj edhe bashkimi kombëtar i dy shteteve shqiptare është vullnet kombëtar dhe jo një frikë që ka antishqiptaria.

Kot lodhen.