Kimete Berisha me satirë të ashpër: “Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve – Pa Serbi nuk ka Kosovë!”

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me një shkrim të gjatë satirik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e quan “Komedi Kushtetuese” nën diktatin e ambasadorëve. Me ironi, cinizëm dhe sarkazëm, Berisha thotë se sipas logjikës së re “Pa Serbi nuk ka Kosovë”, duke e kthyer sallën e gjyqtarëve në një skenë absurde teatrale.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve:

Pa Serbi nuk ka Kosovë!
– Shqiptarët rritën breza me moton se ‘Pa Kosovë nuk ka Shqipëri’, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës e sqaroi realitetin e Ri se ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë’.

– Falenderimi për këtë shpjegim magjik i takon mbretërisë private të Ambasadorëve.

– Mbretëria e Abasadorëve ndan serbët në:

1. Serbë: serioz (Lista Serbe),

2. Serbë: të luhatshëm (të gjithë të tjerët).

– Prandaj, nuk pranojnë bashkëpunim…përveç serbëve të Aleksandër Vuçiqit, pronarit të Listës Serbe.

– Listën Serbe e kanë, por votat mungojnë, dhe megjithatë, sipas Ambasadorëve, Kosova nuk ekziston pa ta.

– Sipas Kushtetutës së Ambasadorëve, ekzistenca e Kosovës nuk matet nga qytetarët, por nga dëshirat e tyre.

Ironi? Patjetër