Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Adresa”, ka treguar nëse shkojnë në balotazh a do të ketë koalicion me Driton Selmanaj.
Ai ka thënë se ka shujmë rrespekt për Driton Selmanaj por që ka synim ta fitojë Prizrenin dhe la për të nënkuptuar që nuk do të bëjë koalicion më të, raporton Gazeta10
“Sa i përket zotëriut Selmanaj kemi dallime politike dhe ideologjike të dukshme, unë i takoj një subjekti me orientim social demokrat të majtë ndërsa ai është shumë i djathtë mirëpo kam pasur fatin të punoj më të në Komision për Legjislacion dhe Selmanaj është njëjtë sikur unë jurist dhe ka bërë një punë shumë të mirë në hartimin e ligjeve që sot janë në fuqi, dhe pse ka qenë në Opozitë në atë kohë ka dhënë kontributin e tij dhe këtu buron respekti im për të por unë kam synim ta fitojë Prizrenin dhe këtu jemi në garë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10