Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha mbrëmë bëri një super paraqitje me Dinamo Zagrebin, në fitoren e kësaj të fundit 3:1 ndaj Fenerbahces në UEFA Europa League.
Në mediat kroate kanë filluar shkrimet pozitive për sulmuesin anësor shqiptar.
Hoxha nga Kosova bëri asist dhe shumë paraqitje pozitive ndaj gjigantit turk.
Në gazetën online Index.hr, gazetari Dejan Lovriq shkruan një artikull të veçantë për Hoxhën, ku thotë: “Boban ishte shumë afër ta largonte nga skuadra…”.
Lojtari shqiptar u vlerësua me notën e lartë nga “Sofascore”, 8.2 – duke bërë 50 prekje të topit, 21 pasime të sakta, 8 duele të fituara, 5 driblime etj.