Magjistari francez e lë pa fjalë Noizyn

Magjia e ka pushtuar edhe Noizyn! Reperi i njohur shqiptar është bërë pjesë e një performance të veçantë nga Sossam, magjistari viral në TikTok me miliona ndjekës.

Në një takim të papritur, Noizy u përball me truqet spektakolare të tij, duke mbetur i habitur dhe i mahnitur nga ajo që pa me sytë e vet. Reagimi i tij i sinqertë dhe i emocionuar u kthye menjëherë në një moment viral, duke bërë që ndjekësit të shpërndajnë videon me shpejtësi marramendëse.

Sossam, i cili është aktualisht në turne në Francë, duket se po fiton gjithnjë e më shumë fansa edhe nga publiku shqiptar, falë këtij takimi të veçantë me një prej emrave më të mëdhenj të muzikës në trojet tona.