Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Prokuroria po merret me “muhabete odash”, kjo tregon se nuk ka prova

Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale për mungesë provash në procesin nda ish-krerëve te UÇK-së.

Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë deri me tani po merret me “muhabete odash”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo mënyrë e denoncimit dëshmon mungesë totale të provave nga ana e prokurorisë.

“Prokurori qe mirret me fragmente librash, me fotografi, kush ku eshte ne kembe e kush ulur,kush cka ka veshur… Keshtu kane qene muhabetet e odave nder ne, opinione, fjalamujtas, thashetheme. Por ne nje gjykate speciale, kjo menyre e denoncimit deshmon mungese totale te provave nga ana e prokurorise”, ka shkruar ai.